Si te dobesohemi shpejt dhe sigurt

A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim. Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta.

12 Ushqimet e shendetshme me fuqi sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi.

7 Receta të shëndetshme të lëngjeve

Dieta-Shqip ka gjetur disa receta lëngjesh shumë të mira në Pinterest që do ti ndaj me ju të gjithë! Lëngjet kanë shumë dobi shëndetësore përveç asaj të spastrimit të brendshëm që përmendet shumë ditëve të sotme.

6 Menyra per te lene shpejt duhanin

Rekomandime se si te lini duhanin gjeni kudo, ne reklamat online , ne reklamat e vednosura ne qender te qytetit. Te jeta valle kaq veshtire per te lene nje zakon I cili ben lekuren tuaj me te vjeter, dhembet me te verdhe dhe mushkerite me semure?

Diete javore,e duhur,per femijet e moshes shkollore.

Cila dietë javore është e drejtë për fëmijët e shkollës?Ushqimi i duhur është thelbësor për fëmijët e moshës se re,nëse ju doni të shmangi rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit,sëmundje e popullarizuar në mesin e fëmijëve.Edhe ekspertët rekomandojnë,me disa përshtatje,për të zvogëluar këtë rrezik dhe pastaj për të edukuar fëmijët në këtë drejtim.

Showing posts with label Jete e Shendetshme. Show all posts
Showing posts with label Jete e Shendetshme. Show all posts

Saturday, 17 October 2015

7 rregulla që mund të shpëtojnë jetën

ktiviteti fizik, pesha e trupit dhe ruajtja e niveleve të ulëta të kolesterolit janë disa rregulla të thjeshta të cilat në qoftë se ju do të ndiqni ato, mund të parandaloni shfaqjen e kancerit dhe sëmundjet e zemrës, ka zbuluar një studim i ri American “Heart Association”.
Në qoftë se ju i ndiqni të paktën gjashtë rregullat për mënyrën e shëndetshme të jetesës, ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit deri në 51 për qind. Shkencëtarët thonë se kurrë nuk është shumë vonë për të filluar të miratoni një mënyrë të shëndetshme të jetesës.
Shtatë rregulla të arta për të jetuar i shëndetshëm janë: aktivitetit fizik, mirëmbajtja e peshës, ushqimi i shëndetshëm, mirëmbajtja e nivelit të kolesterolit, kontrollimi i shtypjes së gjakut, glukoza, dhe ndërprerja e pirjes së duhanit.
“Ky studim ndihmon për të njoftuar njerëzit për arsyen pse është e rëndësishme që të mbrojmë shëndetin dhe për të zvogëluar mundësinë e sëmundjes nga sëmundjet kronike”, ka deklaruar Laura Rasmussen-Torvik
Rezultatet e hulumtimit kanë treguan se përmbajtja e gjashtë nga shtatë rregulla e zvogëlon rrezikun e sëmundjes në 51 për qind, duke u përmbajtur me vetëm katër rregulla e zvogëlon rrezikun për 33 për qind, dhe përmbajtja e vetëm një ose dy rregulla ky rrezik është zvogëluar në 21 për qind. /femra.net/

Tuesday, 30 September 2014

7 Gjera rreth shendetit qe duhet te dije çdo femer

Kjo liste eshte perpiluar nga grate qe jane mjeke, eksperte  ose thjesht  nga grate  qe e kane pesuar ne lekuren e tyre, deshironjne  qe te tregojne   pjeses  tjeter te femrave  se si duhet te kujdesen per shendetin e tyre.

1. Te perkushtoni  pak  kohe vetes per t'u kujdesur  nuk do te thote qe jinni egoist
Gjithkush ka te drejte per nje veprimtari ku  te shkarkohet  dhe ku te marri energji , dhe grate nuk duhet te devijojne nga ky rregull. Te kujdesesh  per veten do  te thote te flini me shume, te kontrolloni shendetin tuaj, per t'i dhene vetes kohe per disa stervitje te perditshme apo meditim, por duhet  te beni keto  pa pasur nevoje  te rrini te ngurta dhe me syte tek ora dhe  pa vrarje ndergjegjeje.

2. Shendeti  nuk  do te thote  vetem  numra
Ne ditet e sotcme kemi arritur te jemi te fiksuar pas numrave por ne veçanti ato qe kane te bejne me peshen. Nuk eshte e nevojshme te peshoheni cdo dite per te pare nqs jini apo jo ne peshen e duhur. Degjoni se cfare ju trasmeton  trupi juaj dhe kini  per te  kuptuar  nqs  duhet te pini me shume uje,  te hani me shume proteina apo  te humbisni  peshe.

3. Te gjitha  gjerat qe mund te te bejne ty te bukur mund te jente te demshme per  trupin tuaj
Vetem mendoni se sa shume  produse Kozmetike perdorini  çdo dite, duke filluar nga make up-i deri tek  llaku  dhe kremi per tu bronzuar.  Jo vetem qe jepni nje dore te mire lekesh , por shumeprej tyre  permbajne perberesit toksike ose te paidentifikuar. Mundohuni te beni disa produse ne kushtet e  shtepis  ose kufizohuni ne konsumin e tyre.

4. Semundjet e zemres jane ne vazhdimesi vraresi numer 1 per grate
Semundja e zemres  vret me shume gra se te gjitha kanceret e kombinuara. eshte e vertete qe meshkujt vuajne me shume sulme ne zemer se sa femrat, por kjo e fundit nuk e kane mundesine per te jetuar me pas. Pra, te kujdeseni  per zemren tuaj!

5.  Femrat jane  predispozuara  per depresion, ankth dhe pagjumesi, keshtu qe beni  ne menyre qe  te ndryshoni  diçka qe tani
Femrat kane  shanse dy here me shume  te vuajne nga depresioni dhe jane te prirura  te vuajne çrregullime  gjate periudhave te tranzicionit hormonesh. eshte e vertete qe gjenet dhe historite mjekesore te familjes jane te rendesishme, por ju mund te permiresoni  stilin e jetes tuaj ne menyre  qe te ulni shanset per te arritur atje.

6. Mesoni disa menyra  qe ju ndihmojne te parandaloni  kancerin

Se pari, ju duhet te heqni  dore nga pirja e duhanit dhe alkoolit. Pastaj ,  beni analiza te rregullta, seks  te mbrojtur dhe konsumoni  ushqime qe  mbajne  kancerin large.

7. Ushqimi eshte me i fuqishem se çdo ilac !!!
Nuk ka menyre me te sigurt se sa  nje stil  jetese te balancuar , se sa nje  diete te permisuar .
Me ushqim te zgjedhur ju mund te evitoni  semundje te caktuara , te  pergatiteni per sezonin e ftohteqe po afron…

Sunday, 28 September 2014

Pese hapa per kembe te bukura

Vjeshta eshte sezoni i perkryer per te pergatitur kembet tuaja  te cilat do te jene te mbuluara nme pantallone eme  strece te ngushta e te nxehtaper muaj te tere. Vetem per shkak se jane ekspozuar plote  4 muaj ne dielle, kembet tuaja  shkelqeje tani dhe jane te bronzuara.
Pergatitja per dimer vijone vetem ne pese hapa te thjeshte.

Se pari ju duhet te kujdeseni  per pamjen e tyre, qe do te thote qe ju duhet te perqendroheni ne nje pedikyr, edhe pse nuk do te vishni me sandale. Nje pedikyr e sukseshme  mund te rezistoje edhe tre jave, nese behet siç duhet. Ekspertet thone se nuk ka nevoje per me shume se gjysme ore per nje pedikyr te harire. Hapi i pare eshte te lemoni thonjte tuaj. Pra, te investoni  ne nje lime te mire .
Dyhet ti jepni shkelqim thonjve tuaj. Perdorni nje  sfungjer gerryes per te lemuar siperfaqen e thonjve. Ju do te jeni ne gjendje per te standardizuar thonjte dhe ye hiqni  manikyrin ose   cfare ka mbetur nga kremi juaj autobronzant .

 Mos harroni te gryheni dhe pjesen e themres , duke hequr keshtu  lekuren e  vrare .Mos e  beni kur  jeni ne dushe, edhe pse keshtu veprojne  te gjithe.

Vazndoni  pastaj te vini kembet ne nje legen me uje te ngrohte, dhe gerryheni serisht  per te larguar lqelizat e ngordhura nga shtresat e lekures tuaj;

Neqoftese nuk kini nje krem per skrabje, atehere mund te perdorni fare kollaj kripe duke e perzjere me shampon e trupit. Funksionon per mrekulli.

Hapi i peste dhe i fundit eshte hidratimi. Masazhoni Kembet me vaj ose perdorni  nje efekt hidratues . Vetem keshtu  ju  do keni kembe t e bukura dhe te  buta.

Friday, 26 September 2014

Mos blini ilace per tu dobesuar

Me kujtohet nje skene ne  FARMACI. 3 nete pa gjume, nje zonje i thote  farmacistit me gjysem zeri  qe  ne planin  e saj per tu  dobesuar , shtoje edhe disa pastila.  Dhe nuk ndjehet  aspak mire qe nga ajo dite qe filloi ate kure. Personi i cili kujdeset  mjaft  per rehatin e vete,  zgjedh  opsionin me te shpejte.  Pilulat per dobesim . Keshtu  qe nuk ju keshillojme  keto lloje  pilulash.
Une nuk e di  me se ku qendronte muhabetie dhe nje perpjekje per te kujtuar punen  e Sizifit, duke  konsideruar game te gjere te -piluleve, pluhurat, shishe - varg dedikuar. Fakti eshte qe  vajza dukej dhe e  ndjente  vetet mjafte keq.
Rreziqet e  fshehura  ne pilulat  per dobesim jane  kaq shume sa  qe une nuk mund me mjaftojne  gishtat e e duarve  ti numeroj ato.
Ne France disa pilula dobesimi  shkaktuan   vdekjen e mbi  500 njerezve. E mri I pilulave  eshte “Mediator”  dhe eshte projektuar per te ardhur ne ndihme personave me diabet qe duan te humbin peshe.
Pilulave,  ne baze te amfetamines  eshte, per me teper, e kritikuar nga nutricionistet  qe  11 vjet me pare, por vazhduan te  ne France.
Ekspertet kane zbuluar se emri I pilulave  eshte e lidhur direkt me semundjet  e  zemres  te cilat jane    zhvilluar, duke  perfshire  Mediatorin  ne trajtimin e tyre.
Pilulat u hoqen  nga tregu francez kohe pasi u ndalua  dhe ne spanje, itali  dhe amerikane.  Autoritetet franceze vleresuar  Dy milion njerez qe  kishin  marre kete pilul dhe bene  thirrje per te shkuar te mjeku per ata qe kane administruar me shume  se tre muaj.
Nese ju ende  doni  te perdorni  pilula per  humbje peshe, sigurohuni qe ju te flisni me mjekun tuaj para se te merrni ndonje  gje nga farmaci. Tregoni historine tuaj mjekesore dhe lista aktuale e barnave qe ju merrni. Kerkojuni atyre per te bere analiza tuaja, kerkojne keshilla mbi opsionet qe ju keni ne lidhje me humbjen e  peshes  dhe  kerkoni  mendimin e styre  per  te gjitha efektet anesore te pilulave  te  rekomanduara.
Do te ishte e keshillueshme per te organizuar nje konsultim, pas nje kohe, per te pare nese pilula japin efekte  ne humbjen e  peshes .

Pirja e duhanit në mëngjes mund të jetë shumë e rrezikshme!

Të gjithë ne kemi njohuri për rrezikun dhe pasojat që sjellë pirja e duhanit për shëndetin tonë, por studimet e reja tregojnë se kur pi duhan sapo zgjohesh në mëngjes, rreziku mund të jetë edhe më e i madh.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Mirëpo një studim i ri nga studiuesit e Universitetit Penn State i hedhin një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Sipas këtij studimi, personat të cilët ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.
Steven Branstetter dhe kolegu i tij profesor Joshua Muscat, ishin pjesë e këtij studimi dhe ata mendojnë se e dijnë arsyen pse njerëzit janë të prirur të ndezin një cigare posa të zgjohen në mëngjes.
“Ne mendojmë se është një tregues i mënyrës sesi njerëzit e konsumojnë duhanin. Njerëzit që pijnë duhan posa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani”.
Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjitha toksinat.
[wp-like-locker]“Por çka është më e rëndësishme, është se ata po ekspozohen ndaj një nitrosamine apo kancerogjeni që është specifik për nikotinën. Kjo është diçka që shkakton kancer”.
Profesor Branstetter thotë se ky kancerogjen quhet NNK. Ndërsa trupi e metabolizon atë, prodhohet një substancë që quhet NNAL. Kjo substancë gjendet në nivele të larta tek njerëzit që pijnë duhan sapo zgjohen nga gjumi.
“Prania e lartë e kësaj substance, e rrit rrezikun. Njerëzit do të pyesin: Sa rritet rreziku? Ne nuk e dimë ende me siguri”.
“A varet ky rrezik nga veprimet e njerëzve? As për këtë nuk jemi të sigurt. Është ende një fazë e hershme e studimeve. Por ne e dimë që kur ajo dallohet në analiza, tregon se rreziku i kancerit të mushkërisë është më i madh”.
Ky studim mbështetet në të dhëna nga afro 2 mijë të rritur që pijnë duhan. Mbi 30 për qind thanë se e kishin pirë cigaren e parë të ditës brenda pesë minutash pasi ishin zgjuar në mëngjes. 30 për qind të personave të tjerë thanë se kishin tymosur cigaren e parë  nga 6 deri në 30 minuta pasi u zgjuan.
“Disa persona kanë shtruar pyetjen se a duhet të pijnë duhan më vonë gjatë ditës, a do të ndihmonte një gjë e tillë. Përgjigjja është që ne nuk e dimë ende. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm as vetë sesa varësi kanë krijuar. Rekomandimi është që nëse pi duhan, mbaje mend sesa kohë pasi je zgjuar e ke pirë cigaren e parë. Kjo do të ishte një tregues i mirë i jo vetëm për nivelin e rrezikut nga kanceri i mushkërisë, por edhe i varësisë nga nikotina”.
Studiuesit e Universitetit Penn State  thonë se hapi i ardhshëm është që t’u jepen duhanpirësve paisje që masin në mënyrë shkencore sesa thellë ata thithin duhanin gjatë ditës.

Tuesday, 23 September 2014

7 Veti per lekure te shendetshme

Pyet se çka mund të bësh dhe cilat janë këto 7 veti të lekures te shëndetshme? Lufto stresin! Bëj këto 7 veti pjesë të pandashme të jetës tuaj dhe shiko se si çdo centimetër i lekures – veçanërisht fytyra jote – fillon të duket më e re, më pak e stresuar dhe më e gjallë. Secili hap largon copëza nga presioni dhe tensioni i pandërprerë që mund të mplakin për 6 vite më shumë.

1. Praktiko Frymëmarrje Te Thellë

Ndrysho bilancin e oksigjenit të trupit tuaj vs (në raport me) dyoksid karbonit duke bërë ushtrimin e frymemarrjes së thellë dhe të ngadaltë.

    Sa Herë? Mundohu Ta bësh dy herë në ditë.
    Pse? Kur të fokusohesh në frymëmarrje ti nuk fokusohesh në asgjë tjetër (listën e gjërave për ti bërë apo dika tjetër ). Ndryshimi mental ndihmon në largimin e stresuesve, të sjellë në nivel më të thellë të vëmendjes, vend ku mund të vësh gjërat në perspektivë. Këtu mund ta gjeni një ushtrim të frymemarrjes së thelle

2. Bëhu Aktiv

Liro shqetësimin represiv të kurthuar brenda teje duke e vënë trupin tuaj në lëvizje për 30 minuta apo më shumë.

    Sa Herë? Bëj diçka – çka qoftë – çdo ditë, për shkak se ushtrimet e zbusin stresin vetëm për 24 orë maksimum. Kështu pra për ti mbledh gjitha dobitë ju duhet të ushtroni për çdo ditë. Nëse preferon atëherë cakto 10 minuta aktivitet çdo ditë – gjatë drekës, pas darkës, apo menjëherë posa të zgjohesh dhe shtëpia është ende e qetë.
    Pse? Aktiviteti përmirëson qarkullimin që njëkohësisht dërgon më shumë materie ushqyese në qelizat e lekure s. Aktiviteti gjithashtu shton kapacitetin e mushkërive, kështu pra mund të marrësh më shumë oksigjen, të ngjall shpirtin dhe të bën të ndihesh përgjithësisht më mirë, e gjithashtu lufton sëmundjet që kanë të bëjnë me moshën. Për shumë njerëz është mënyra më e mirë e zvogëlimit të stresit.

3. Mund Ushqimet Që Të Mundin Ty

Zvogëlo konsumin e ushqimeve të ëmbla dhe me yndyra të cilat janë po aq të këqija për lekure sa aq edhe për tërë shëndetin tuaj dhe zëvendëso ato me ushqime proteinash: peshku, ve, pulë, ushqime qumështi me pak yndyrë dhe arra. Gjithashtu provo të kesh vëmendjen se çka po zgjatesh të marrësh për të ngrënë dhe sa po han kur je në stres.

    Sa herë? Gjithë ditën, e veçanërisht herët gjatë ditës – proteina në mëngjes ndihmon të shmangësh dëshirën për të ngrënë pasdite.
    Pse? Proteina është çelësi që të shmangësh luhatjet e disponimit dhe rënies së energjisë tuaj. Të ndihmon të mbash bilanc të shëndetshëm të sheqerit në gjak që në anën tjetër i mban në kontroll disa hormone tjera (përfshirë këtu edhe insulinën).

4. Fokusohu Në Gjëra Të Mira

Gjej një fletore që të pëlqen dhe në fund të secilës ditë shkruaj gjërat për të cilat vërtetë je i/e kënaqur që ke. Apo shkruaj tri gjëra që kanë kaluar mirë gjatë ditës dhe pse?

    Sa Herë? Çdo natë
    Pse? Të mbash një ditar ku mund t’i shkruash gjërat e mira në jetë ndihmon të ndryshosh fokusin drejt asaj se çka po e bënë mirë, dhe kjo mund ti vë frenat llomotitjes negative stresuese që shpesh nuk ndalon në kokën tuaj.

5. Zgjate Gjumin
Mundohu të flesh po aq orë që të duhen të ndihesh i pushuar më i/e gjallë dhe produktive ditën e nesërme.

    Sa herë? Çdo natë.
    Pse? Gjumi është ilaç kozmetik falas i lekures se bukur. Nëse dikush pyet se çka më së miri e përmirëson pamjen e një personi të stresuar atëherë përgjigja është “Gjumi”. Asgjë nuk e keqëson stresin dhe i përkeqëson vijat e fytyrës më shumë se lodhja.

6. Gjej Kohë Për Veten
Për shumicën nga ne jeta është me shumë agjenda dhe e shpejtë saqë kurrë nuk kemi gjejmë kohë që të mos bëjmë asgjë, thjeshtë të rrimë pa bërë gjë. Rrallë herë mund të gjejmë kohë pa agjendë, pa kërkesa pa plane. Gjej një vend të rehatshëm, vend të qetë dhe qëndro ulur për 10 deri 15 minuta çdo ditë. Ndalo gjithçka dhe për at kohë bëhu vetja, qëndro pa lëviz.

    Sa herë? Provo një herë në ditë.
    Pse? Të ngadalësosh për pak ndihmon të krijosh një ndjenjë hapësire në jetë, një pushim në këtë vorbull të pandërprerë, pushim që mund të hap dyert ndaj kuptimeve tjera, zgjidhjeve dhe mundësive tjera. Si një psherëtimë e gjatë dhe qetësuese… ohaaaa.

7. Përkëdhelje apo Seksi

Kënaqu me pak intimitet.

    Sa herë? Së paku një herë në javë… bënë edhe më shumë.
    Pse? Të gjitha ngjarjet që kundërshtojnë plakjen dhe promovojnë pamjen e lekures se bukur ndodhin gjatë seksit pasi që të tri hormonet joshëse lirohen nga truri: endorfini një opiat natyral që kontribuon ndaj ndjenjës së kënaqësis; prolactin, i cili të dhuron atë (ahhhhh) që të qetëson dhe liron tensionin; dhe oxytocin i cili dhuron ndjenjat e afeksionit dhe nxit instinktin natyral.

Monday, 22 September 2014

3 Gjerat qe thote floku juaj

Sekreti i nje  floku  me shkelqim, i  forte dhe i dendur  nuk qendrone pergjithmone ne produset kozmetike.  Floket, ashtu si dhe pjeset e tjera te trupit,  ka nevoje per kushte te favorshme qe  te shkelqeje dhe te jete i shendetshem.  Kur organizmi juaj lodhet kjo gje reflekothet  jo vetem tek paraqitja e trupit tuaj, por  , problemet reflektohen dhe ne floke.
Gjeni se cilat jane  tre gjerat qe  thotefloku juaj  per ju.

Floket e thate qe keputen shpejt
Floku  juaj nuk  eshte  i bukur vetem atehere kur   e lyheni non stop,  vetem kur e thani me tharrse… Nuk eshte aq i ndritshem ,jo per shkak te llakut qe e perdorni me shume se cduhet, kur e perdorni per te ebre nje model te komplikuar…JO
.Shkaku mund te qendroje  pikerisht “ne pjate tuaj” ne ate qe ju hani.
 Sekreti i nje floku te  shendetshem dhe me shkelqim , qendron  ne nje diete te pasur me vitamina dhe minerale. Ju duhen  ushqime qe permbajne hekur, vitamine E dhe proteina, neqoftese  ju doni te arrini te kini  nje hairstyle si ne  enderr.

Zbokthi
Edhe pse zbokthi mund te shkaktohet nga mungesa e hidratimit te kokes,  shkaku me i zakonshem i zhvillimit te zbokthit te  kokes eshte prezenta e tepert e vajit ne lekuren e kokes. Sipas kesaj llogjik, nje diete e pasur me yndyrna dhe sheqerna dhe e varfer  ne zink dhe vitamin B mund te çoje ne zbokth. Nga ana  tjeter stresi dhe nje sistem imunitar I  dobesuar  mund te shkaktoje zbokth…aq shume sa do te deshironit te fshihni flokun tuaj ne nje kapuc .

MUND TE PERDORNI UTHULL PER NJE FLOKE ME SHKELQIM

Nje floke i rralle dhe rrenia e tij,
Shumica e burrave  nuk  shqetesohen ne qofte se  humbasin floket e tyre. Nuk ka asnje lidhje - 90% e atyre qe i bien  floket ,i ndodh per  arsye  gjenetike. Per grate, perkundrazi, gjerat jane pak me ndryshe.
Hormonet luajne nje rol te rendesishem , po aq  te rendesishme jane dhe humbja ne peshe, problem me  tiroidet, stresi, dhe medikamentet e ndryshme.  Humbja e flokeve eshte nje shenje ,se diçka eshte e gabuar.
 Ushqimi luan nje rol te rendesishem ne menyre te qarte . Duhet te  perpiqeni  qe te kete nje menu te pasur me hekur, proteina dhe vitamina A, per te mbajtur floket tuaj te shendetshem dhe me shkelqim

Sunday, 21 September 2014

6 Menyra per te lene shpejt duhanin

Rekomandime se si  te lini duhanin gjeni kudo, ne reklamat online ,  ne reklamat e vednosura  ne qender te qytetit. Te jeta valle kaq veshtire per te lene nje zakon I cili  ben lekuren tuaj me te vjeter, dhembet me te verdhe  dhe mushkerite me semure?

Ne kerkuam  6 menyra per te lene duhanin  sa me shpejt dhe ne deshirojme t ju ofrojme bazen. Per me teper kjo varet nga ju se çfare do te ndodhe.

1. Vendosni nje date per te lene duhanin
Vendoshmeria  per nje  qellim eshte nje pike e rendesishme ne cdo proces, te cilin doni ta coni deri ne fund me sukses. Pra, kur ju  vendosi  per te ndaluar pirjen e duhanit, eshte e rendesishme per te vendosur daten, oren dhe minuten ne te cilen ju nuk do te vini  cigare ne gojen , pergjithmone.
Pra, jepini kohe vetes qe  te mesoheni  me idene, per te siguruar nje rehati psikologjike, te kuptoni qe po beni kete hap per veten tuaj, jo per shkak se dikush ju detyron. Per me teper, pasi te  keni vendosur te lini duhanin, per me teper, ndergjegja  juaj do te kerkoje strategjite  per te mbeshtetur perpjekjet.

2. Flisni shpesh per  planin tuaj
Tregoju prinderve dhe miqte tuaj ne lidhje me planin  per te lene duhanin –me  kete  rast behesh pergjegjes dhe para tyre dhe  duhet te respektoni  angazhimin tuaj. Per me teper, kur deshironi   te lini qellimin tuaj, ata do te jene atje per te te dhene kurrajo e per mos tu dorezuar. Inkurajimet do tju ndihmonjne teper shume.

3. Perdorni  ngjitesa
Thone se  vuani per shkak  te nderprerjes se  hyrjen se nikotines ne trup, edhe pse kjo gje nuk  ju  ben te varur ne cigare, me tepe ju ben  gjesti   dhe zakoni. Vendosni ngjitesa me  nikotine dhe do te kini edhe nje rehati psikologjike. Interesi ne lidhje me efektet e mundshme negative qe mund te kene keto ngjitesa, ju keshillojme te flisni me nje mjek.

4. Provoni nje cigare Eletronike
Keto lloj cigaresh jane Jashtezakonisht ne mode ne  tregun e sotcem.Ccigaret elektronike  perdoren nga me shume njerez. Hej, mendoni cfare perfitoni nga kjo, ne kete menyre ju mund te pini duhan ne  zyre,ne pune  pa probleme. Me kete gjest dhe ju nuk mund te lini duhanin por jo zakonin, plus qe mund te pini ne menyre efektive kudo.

5. Jepini vetes shperblime per perpjekjet
Pertej perfitimeve te dukshme shendetesore ,  nderprerja e duhanit ju ndihmon te ekonomisoni  nje shume goxha  te rendesishme. Beni llogari sa kushton nje paket, sa pini ne dite, dhe sa leka mund te pefitoni ne xhepat tuaj per nje muaj duke lene cigaren.
Parate te cilat ju mund te perdorni per te blere ndonje gje tjeter. Ju mund te merrni libra, ju mund te paguani strehim per 2 nete ne male ose ju mund te bleni  nje bilete avionic per te shkuar diku me pushime. Vendoseni ne nje banke, ose ne nje kase leket qe do jepnit per nje apket ne dite, dhe pas nje muaj , pas 3 ose 6 muaj numeroni leket. Kjo metode ju nxit . Ju mund te shkoni me pushime mea to leke.

6. Fokusohuni  ne Sport
Per shume njerez pirja e duhanit eshte nje menyre per lehtesimin e stresit. Pasi te keni  hequr dore nga cigaret, ju kini pershtypje qe stresi  sgjen me nje dalje permes te cilit ishit mesuar ju. Per te hequr qafe ate, ju mund te beni sportiv. Shkoni per nje afat, sale fitnesi, sportive, beni  diçkaqe mund tju  mbaj te zene dhe ju lironi  endorfinen  nga  trupi. Gjeja me e rendesishme eshte qe te mos hiqni  dore nje here qe ju keni  filluar.

Saturday, 20 September 2014

10 Hapat për një fytyre pa Aknet!

Aknet dalin shpesh ne moshen e adoleshences, por mund te vazhdojne per fat te keq dhe ne moshen e pjekurise. Periudhe kjo, ne te cilen ne luftojme per te eliminuar aknet me kremera te ndryshme dhe ne te shumten e rasteve shume te shtrenjta.

Çfarë duhet të bëni kur aknet  vazhdojne , dhe fytyra juaj acarohet? Këtu janë disa truke për të përmirësuar dhe eliminuar aknet:

1 . Hiqni  grimin tuaj cdo mbremje .
Solucionet per heqjen e grimit, te pregatitura  ne  shtëpi  të ndihmojë  për të mbajtur lëkurën elastike, largojne  makjazhin  dhe papastërtitë e  akumuluara  gjatë ditës,hidratojne    dhe i japin  shkelqimi lekuren. Solucionet me te mira jane ato natyrale, si psh, vaj bajamesh, vaj ulliri. Më shumë  idera  për përgatitjen e ketyre solucioneve I gjeni KETU.

2 . Beni maska per fytyren anti-akne .
Metodat me te mira per eliminimin e akneve  jane ato te pregatitura ne shtepi, me perberes natyral .

Keto metoda nuk shkaktojne asnje lloje rreziku per lekuren tuaj dhe pregatiten shume lehte. KETU do te gjeni me shume lloje maskash anti-akne te cilat pregatiten me perberes te marra nga kuzhina juaj.

3 . Lexoni etiketat e cdo lloje produsi.
Nqs produset permbajne parfume, atehere nuk ju keshillojme ti blini. Zgjidhni me mire alternativat natyrale, ne kete lloje menyre mbroni lekuren nga  kimikalet dhe shumimi i akneve.

4 . MOS shtrydhni pucrrat !
Po, eshte tashme e ditur nga te gjithe qe shtrydhja e pucrrave nuk te ndihmon ne zhdukjen e tyre, perkundrazi , nuk bene  vecse te  shtojne infeksionin.

5 . Shplani fytyren tuaj me lenge limoni !
Lëngu I limonit ndihmon ne pastrimin  dhe trajtimin e puçrrave  . Lini lëngun  të veproje  në fytyrë për gjysmë ore pastaj lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë. Studimet kanë treguar se lëngu limonit është efektive në eliminimin e baktereve që shkaktojnë aknet. Gjithashtu,  produktet me baza  trumze dhe e verdha e vezes  mund të ndihmojë në largimin e akneve

6 . Aplikoni ne fytyren tuaj Caj kamomili .
Kamomili përmirëson gjendjen e lëkurës dhe poret. Ajo gjithashtu ka veti qetësuesi dhe pastrimi.
Fshini cdo mëngjes   dhe cdo   mbrëmje fytyren tuaj me çaj kamomili  dhe lekura  do të përmirësohet .

7 . Ndryshoni kremin  tuaj dhe Make up-in
Nëse puçrrat vazhdojne te persisitojne, nqs nuk ka asnje  shenjë zhdukjeje,atehere ndryshoni kremin dhe make up-in. Mjeket  Dermatologeshpjegojne se  produktet me yndyre  çojnë në përkeqësimin e akneve. Provoni kremera pa yndyre .

8 . Hani shumë fruta dhe perime
Orientohuni kundrejt nje diete me  të shëndetshme,ushqimet fast-food , yndyrna të përpunuara dhe ëmbëlsirat  e shumta   prekin  lëkurën tuaj. Plus keto te bejne lekuren  më të vjetër.

9 . Provo kanellë
Pse te jepni leke  dhe te shpenzoni me shume per  trajtime të shtrenjta . Kanellë është shumë efektive. Si  mund te pergatisni  maskë  me kanellë? Shumë e thjeshtë. Perzjeni  një lugë gjelle kanellë  me 3 lugë mjaltë dhe aplikoni  në fytyrë.

Kanella do të ndalojë bakteret që shkaktojne puçrra ne  fytyre dhe mjalti  do të reduktuje  skuqjen  dhe do te hidratoje lëkurën. Maskë duhet të lihet për rreth 10 minuta.

10. Përdorni  aspirina
 Shkermoqni 3-4 aspirina ,si pluhur , në një tas dhe përzieni   me dy luge kos dhe nje luge  mjaltë . Aplikoni në fytyrë  maskën e  rezultuar dhe lereni te akcionoje perreth   15 deri ne  20 minuta. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Aspirina eshte anti-inflamator dhe   redukton  skuqjen e lëkurës. Gjithashtu, oksid salicili në aspirine ndihmon  poret dhe ne pastrimin e lekures . Ajo është shumë e mirë për venitjen e  rrudhave.

 Mjalti ka veti anti-bakterial dhe qeteson  lëkurën.

Thursday, 18 September 2014

10 Ushqimet e shendetshme per detoksifikim trupi

Kur behet fjale per detoksifikim te trupit tone ka shume teknika qe mund ti ndjekesh dhe suplement qe mund te marresh per te kryer detoksifikimin. Por, menyra me e mire eshte qe te hani shume ushqime qe largojne helmin (detoksifikojne) nga trupi juaj. Me poshte ke nje liste me ushqimet e shendetshme per detoksifikimin e trupit e qe pervec tjerash do te ishin nje shtesë e mire ne dieten e secilit.

1. Frutat

Frutat janë shume te pasura me përbërje te lëngshme dhe keshtu i ndihmojnë trupit te shpëlaj materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për tu tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fiber dhe shumë vitamina tjera të rendësishme siq është vitamina C.








2. Ushqimet Jeshile

Kur të jesh gati që bësh detoksifikim te trupit, mbush frigoriferin tuaj me laker jeshile, elb, bar gruri, spiruline, jonxhe dhe perime tjera organike me gjethe te gjelberta. Keto perime do ti dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili.
Klorofili largon toksina te demshme ambientale nga trupi, metalet e renda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Perveç tjerash ndihmon edhe melcine ne punën e detoksifikimit.

3. Portokalli dhe limonet

Aftesit çudibërëse te frutave citrik ndihmojne trupin që të shpëlaj dhe nxjerr jashte materiet toksike e gjithashtu edhe te startoje traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojne melcine ne procesin e pastrimi. Per te ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me nje gote uje te ngrohte me limon.
Mos harro, vitamina C eshte njëri ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasiqë transformon materiet toksike në material digjestiv.

4. Hudhra

Hudhra stimulon melcine qe te prodhoj enzime detoksifikimi qe ndihmojne ne filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nese i shtoni hudher te coptuar apo te zier seciles pjate ju do i ndihmoni dietes tuaj per detoksifikim.

 

5. Filizat e Brokolit

Filizat e brokolit janë shume te pasur me antioksidant dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese ne traktin e tretjes me mire se gjithcka tjeter. Filizat jane ne fakte me efektive se sa i gjithe brokoli ashtu si duket ne foto ne te djathte.

 

 

6. Caji jeshil

I paketuar përplot me antioksidant, caji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbëries së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të mëlçisë.

 

 

7. Bizelet

Bizelet janë përdorë nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për tu tretur dhe absorbon mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

 

 

8. Perimet e Fresketa

Perimet jane me të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakera jeshile, laker bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indise dhe oregano. Një kombinim e këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmoje melqis ti largoje materiet toksike gjate procesit te pastrimit (shpelarjes) se brendshme. Keto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon melqin qe te detoksifikoj kemikalet e demshme.

9. Farat dhe Kokrrat

Inkorporo në dieten tuaj sa me shumë nga farat dhe kokrrat që treten lehte. Ketu perfshihet fara e lirit, farat e kungullit, bajamet, arrat, farat e susam-it dhe farat e lulediellit. Gjersa kryen detoksifikimin e trupit shmang djathin e bere nga kokrrat si djathin nga kikiriku.

10. Vajerat Omega-3

Perdor vaj ulliri, vaj avokado, vaj liri apo edhe vaj kerpi kur ben detoksifikim. Keto ndihmojne ne lyerjen e mureve te zorreve keshtu duke lejura qe materiet toksike te absorbohen nga vaji dhe te eliminohen nga trupi.
Keto pra ishin disa nga ushqimet e shendetshme qe duhet futur ne diete per te larguar helmet (materiet toksike) nga trupi. Nëse keni edhe ndonje ushqim të shendetshme, urdhero dhe trego përmes komenteve.